
Agjencia e Rrugëve
Agjencia e Rrugëve në Bashkinë Maliq është mbështetur në lgjin 139/2015 “Për vetqeversjen vendore” dhe është ngritur me vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 15 datë 11.07.2016 dhe në punën e saj udhëhiqet nga aktet ligjore dhe nënligjore të përcaktuara në rregulloren e brëndshme të Bashkisë Maliq “Për organizimin, funksionimin, detyrat, përgjegjësitë dhe kompetncat e administartës, së Bashkisë Maliq”
Agjencia e Rrugëve ka për mision:
1.Të mbajë në gadishmëri sistemin rrugor në territorin e Bashkisë Maliq për lëvizje normale dhe pa pengesa gjatë gjithë kohës.
2.Të marrë masat e duhura në lidhje me zhbllokimin e rrugëve,nga shkarjet e dheut, permbytjet, dëbora, ngricat dhe erozionet e ndryshme .
Më poshtë po japim një tablo të plotë për punën e kryer nga Agjencia e Rrugëve për vitin 2017
1.Për periudhën janar –shkurt është përballuar me sukses zhbllokimi i rrugëve nga bora dhe ngricat duke garantuar lëvizje normale të mjeteve në rrugët ne asfalt në Njësitë Administratrive Pojan, Vreshtas, Libonik, Pirg dhe Qytetin e Maliqit.
2.Gjatë periudhës shkurt-prill u përqëndrua puna për rregullimin e rrugëve të dëmtuara nga dëbora, si mbushja e gropave, nivelimi i rrugëve dhe hapja e kanaleve anësore në rrugët më problematike.Gjatë kësaj periudhe u bë dhe studimi i gjithë rrugëve të dëmtuara dhe u hartuan preventivat përkatës për çdo rrugë dhe pas miratimit të tyre u vu në zbatim.
3-Deri tani janë sistemuar dhe niveluar me stabilizant 51.945 m rrugë, ku u harxhua 2077.8m3 stabilizant dhe u vendosën 40 copë tubo me diametër 500 dhe plani vjetor deri tani është realizuar në nivelin 100%.
Në mënyrë të detajuar po ju përcjellim më poshtë punën e bërë për sistemimin dhe mirëmbajtjen e rrugëvë dytësore.
-
Në Bashkinë Qëndër Maliq jane shtruar 4 rrugë me gjatësi totale 12000 m.
-
Në Njësinë Administartive Pirg janë shtruar 6 rrugë me gjatësi totale 11500 m.
-
Në Njësinë Administrative Pojan janë shtruar 2 rrugë me gjatësi totale 6000 m.
-
Në Njësinë Administartive Vreshtas janë shtruar tre rrugë me gjatësi totale 10500 m.
-
Në Njësinë Administrative Libonik janë shtruar 7 rrugëë me gjatësi totale 11945 m.
-
Dhe totali i rrugëve të shtruara në Bashkinë Maliq është 51.945 m, me një vlerë totale 1745352 lek.
Më poshtë po ju përcjellim aspekte nga puna e kryer nga Agjencia e Rrugëve përmes fotove:








