top of page

Agjencia e Rrugëve

Agjencia e Rrugëve në Bashkinë Maliq është mbështetur në lgjin 139/2015  “Për vetqeversjen vendore” dhe është ngritur  me vendim të Këshillit Bashkiak  Nr. 15 datë 11.07.2016   dhe në punën e saj udhëhiqet nga aktet ligjore dhe nënligjore të përcaktuara në rregulloren e brëndshme të Bashkisë Maliq  “Për organizimin, funksionimin, detyrat,  përgjegjësitë dhe kompetncat e administartës, së Bashkisë Maliq”

Agjencia e Rrugëve ka për mision:

1.Të mbajë në gadishmëri sistemin rrugor në territorin e Bashkisë Maliq për lëvizje normale dhe pa pengesa gjatë gjithë  kohës.

2.Të marrë masat e duhura në lidhje me zhbllokimin e rrugëve,nga shkarjet e dheut, permbytjet, dëbora, ngricat dhe erozionet e ndryshme .

 

Më poshtë po japim një tablo të plotë për punën e kryer nga Agjencia e Rrugëve për vitin 2017  

 

1.Për periudhën  janar –shkurt është përballuar me sukses zhbllokimi i rrugëve nga bora dhe ngricat duke garantuar lëvizje normale të mjeteve në rrugët ne asfalt në Njësitë Administratrive Pojan, Vreshtas, Libonik, Pirg dhe Qytetin e Maliqit.

2.Gjatë periudhës  shkurt-prill u përqëndrua puna për rregullimin e rrugëve të dëmtuara nga dëbora, si mbushja e gropave, nivelimi i rrugëve dhe hapja e kanaleve anësore në rrugët më problematike.Gjatë kësaj periudhe u bë dhe studimi i gjithë rrugëve të dëmtuara dhe u hartuan preventivat përkatës për çdo rrugë dhe pas miratimit të tyre u vu në zbatim.

3-Deri tani janë sistemuar dhe niveluar me stabilizant 51.945 m rrugë, ku u harxhua 2077.8m3 stabilizant dhe u vendosën 40 copë tubo me diametër 500 dhe plani vjetor deri tani është realizuar në nivelin 100%.

Në mënyrë të detajuar po ju përcjellim më poshtë punën e bërë për sistemimin dhe mirëmbajtjen  e rrugëvë dytësore.

  1. Në Bashkinë Qëndër Maliq jane shtruar 4 rrugë me gjatësi totale 12000  m.

  2. Në Njësinë Administartive Pirg janë shtruar 6 rrugë me gjatësi totale 11500  m.

  3. Në Njësinë Administrative Pojan janë shtruar 2 rrugë me gjatësi totale 6000  m.

  4. Në Njësinë Administartive Vreshtas janë shtruar tre rrugë  me gjatësi totale 10500  m.

  5. Në Njësinë Administrative Libonik janë shtruar 7 rrugëë me gjatësi totale 11945  m.

  6. Dhe totali i rrugëve të shtruara në  Bashkinë Maliq është 51.945 m, me një vlerë totale 1745352 lek.

 

Më poshtë po ju përcjellim aspekte nga puna e kryer nga Agjencia e Rrugëve përmes fotove:

bottom of page