
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë Maliq është mbështetur në lgjin 139/2015 “Për vetqeversjen vendore” dhe është ngritur me vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 15 datë 11.07.2016 dhe në punën e saj udhëhiqet nga aktet ligjore dhe nënligjore të përcaktuara në rregulloren e brëndshme të Bashkisë Maliq “Për organizimin, funksionimin, detyrat, përgjegjësitë dhe kompetncat e administartës, së Bashkisë Maliq”
Agjencia e Shërbimeve Publike ka për mision:
1.Të mbajë në gadishmëri sistemin rrugor në territorin e Bashkisë Maliq për lëvizje normale dhe pa pengesa gjatë gjithë kohës.
2.Të marrë masat e duhura në lidhje me zhbllokimin e rrugëve,nga shkarjet e dheut, permbytjet, dëbora, ngricat dhe erozionet e ndryshme .
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ofron këto shërbime:
Në qytet
a) Gjelbërimi
b) Ndriçimi
c) Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve
d) Mbështetja e aktiviteteve dhe festave për realizimin e ndriçimit dhe krijimin e ambienteve të përshtatëshme.
Në Qyetetin e Maliqit dhe 6 Njësitë Administrative
a) Pastrimin e mbetjeve urbane
b) Ndriçimin e fshatrave
f) Sistemimin e shesheve në fshatrat qëndër të njësive administrative.
g) Mirëmbajtja e mureve, urave dhe objekteve pronë e bashkisë në Njësitë Administrative.
Ndërmarrja ka program pune me afate, volume dhe mjetet e nevojshme.
Struktura është ndërtuar në funksion të shërbimeve.
Konkretisht struktura përbëhet nga:
· Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publike
· Drejtori për punët publike në njësitë administrative.
Drejtori për punët publike të qytetit ka në varësi sektorët :
· Sektori i gjelbërimit
· Sektori i mirëmbajtjes së rrugëve
· Sektori mekanik
· Sektori i ndriçimit
Drejtori për punët publike në njësitë administrative ka në varësi sektorët:
· Sektori i mirëmbajtjes së rrugëve rurale
· Sektori i pastrimit
· Sektori i ndriçimit
· Sektori i kullim-ujitjes .
Disa nga aspektet e punes se perditeshme te Agjencise se Sherbimeve Publike, ku pasqyrohen qarte transformimet e nje sere Shkollave, kopshteve,objekteve kulturore, terreneve sportive, ndricimin e rrugeve ne disa fshatra etj!








