top of page

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë Maliq është mbështetur në lgjin 139/2015  “Për vetqeversjen vendore” dhe është ngritur  me vendim të Këshillit Bashkiak  Nr. 15 datë 11.07.2016   dhe në punën e saj udhëhiqet nga aktet ligjore dhe nënligjore të përcaktuara në rregulloren e brëndshme të Bashkisë Maliq  “Për organizimin, funksionimin, detyrat,  përgjegjësitë dhe kompetncat e administartës, së Bashkisë Maliq”

Agjencia e Shërbimeve Publike ka për mision:

1.Të mbajë në gadishmëri sistemin rrugor në territorin e Bashkisë Maliq për lëvizje normale dhe pa pengesa gjatë gjithë  kohës.

2.Të marrë masat e duhura në lidhje me zhbllokimin e rrugëve,nga shkarjet e dheut, permbytjet, dëbora, ngricat dhe erozionet e ndryshme .

 

 Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ofron këto shërbime:

Në qytet

a)      Gjelbërimi

b)      Ndriçimi

c)      Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve

d)     Mbështetja e aktiviteteve dhe festave për realizimin e ndriçimit dhe krijimin e ambienteve të përshtatëshme.

Në Qyetetin e Maliqit dhe 6 Njësitë Administrative  

a)      Pastrimin e mbetjeve urbane

b)      Ndriçimin e fshatrave

f)       Sistemimin e shesheve në fshatrat qëndër të njësive administrative.

g)      Mirëmbajtja e mureve, urave dhe objekteve pronë e bashkisë në Njësitë Administrative.

 

Ndërmarrja ka program pune me afate, volume dhe mjetet e nevojshme.

Struktura është ndërtuar në funksion të shërbimeve.

Konkretisht struktura përbëhet nga:

·         Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publike     

·         Drejtori për punët publike në njësitë administrative.

Drejtori për punët publike të qytetit ka në varësi sektorët :

·         Sektori i gjelbërimit

·         Sektori i mirëmbajtjes së rrugëve

·         Sektori mekanik

·         Sektori i ndriçimit

Drejtori për punët publike në njësitë administrative ka në varësi sektorët:

·         Sektori i mirëmbajtjes së rrugëve rurale

·         Sektori i pastrimit

·         Sektori i ndriçimit

·         Sektori i kullim-ujitjes .

Disa nga aspektet e punes se perditeshme te Agjencise se Sherbimeve Publike, ku pasqyrohen qarte transformimet e nje sere Shkollave, kopshteve,objekteve kulturore, terreneve sportive, ndricimin e rrugeve ne disa fshatra etj!

bottom of page