top of page

Festa e 7-8 Marsit

Me rastin e festave të 7-8 Marsit,në ambientet e Bashkisë Maliq,u organizua nga Drejtoria e Trashëgimise  Kulturore dhe Arteve dhe një aktivitet artistik.Ku na nderuan  me pjesmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë ,mësues ,nxënës ,prindër .Koncerti u realizua dhe me ndihmën e shkollave të mesme : Maliq ,Pojan ,9-vjeçares Maliq.Gëzuar festat : mësues ,nëna, dhe motra kudo që jeni !

Viti 2022

Gjatë punimeve për aredimin    artistik,me piktura murale  të shkollës së mesme të përgjithshme në Pirg.

"Festa e ëmbëlsirave "

Në  kuadër të 15 vjetorit të binjakëzimit të institucioneve kulturore dhe artistike : të Bashkisë Maliq dhe të atij të Korinthit në Greqi .Si dhe festës të përvitëshme "Festa e ëmbëlsirave ".U zhvillua një koncert i përbashkët artistik,me këngë valle.Me këtë rast u shpërndanë çertefikata mirënjohje dhe inkurajuese  për :fermerët ,bizneset  vëndase dhe miqtë nga Greqia .Në këtë event na nderuan me pjesmarrjen e tyre të dy kryetarët e bashkive përkatëse si dhe drejtuesit e pjestarë të shoqatave  të ndryshme nga të dy vendet fqinje.

Festa e "Bukës së re"
Me rastin e festës së përvitëshme "Buka e re",në sheshin e pallateve të Drithasit të Ri u organizua një koncert festivo -argëtues me mbështetjen e Bashkisë Mlaiq, Njësisë Administrative Libonik,bizneseve qe kooperojnë në këtë njësi.Larmishmëria në këtë koncert ishte gjithëpërfshirëse me këngëtarë e valltarë të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore Artistike dhe Arteve të bashkisë si dhe këngëtarë të ftuar si : Dule Malindi dhe Luiza Mara.

Festivali Ndërkombëtar  i Monodramës "ALBAMONO" Edicioni i 18-të.

Mbas 6 netësh shfaqje  monodrame nga 18 deri 23 Qershor,me monologe plot emocion dhe interrpretime me nivel të lartë artistik.Mbas 6 ditësh dhe mbrëmjesh ,të mbushura me diskutime të lira dhe të organizuara për nivelin artistik,cilësinë e interpretimit  dhe me dilemat e fitores ,u zhvillua  Festivali Ndërkombëtar i Monodramës  "ALBAMONO" Edicioni i 18-të.Me pjesëmarrjen e :
- Maryna Ivanshchenko,Khrakiv Ukrainë,Ballkan Theatër,në interpretimin e monodramës "Zërat e Anës",me regji të shqiptares Valbona Xibri.
- Denise Ababei ,Godot Teatre Bucharest,në interpretimin e monodramës "Edith Piaf" me regji të vetë aktores.
- Miola Sitaj ,Bylis Theater,Fier ,në interpretimin e monodramës "Infermiere Eva",me regji të Klajdi Marku.
-Anatol Guzic,Chisinau Moldavi,The Nacional Theater Eugene Ionesco,në interprwetimin e monodramës,"Adi" me regji të Diandra Gherghel.
- Karolina Milkowska-Prorok,Gorzow Poloni,Juliuzc Osterwa Theatre,në interpretimin e monodramës "Bagazhet " me regji të Rafal Matizc.
- Julia Filippo,Itali,Itinera Mexico Nordik Theater Laboratorium ,Denmark,në Interpretimin e monodramës "Knots",me regji të Else Marie Laukvik.
Juria ndërkombëtare e festivalit e përbërë nga: 
- Elmaze Nura ,Kryetare ,Prishtinë ,Kosovë.
- Emre Erdem ,Anëtar ,Stamboll,Turqi.
- Wim de Vries ,Anëtar,Groningen,Hollandë.
Mbas 6 netëve të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës "ALBAMONO" Edicioni i 18-të,Juria e Festivalit vendosi të japë këtom çmime:
- Çmimi Grand Prix "Dhimitër Orgocka" për Anatol Guzic nga Moldavia
- Çmimin Special të Festivalit për Maryna Ivashchenko nga Khrakiw Ukrainë.
- Çmimin "Aktoria më e mirë"për Julia Filippo nga Italia.
- Çmimin "Aktori më i mirë" për Anatol Guzic nga Moldavia.
Falenderojmë bashkëpunëtorët që ndihmuan në realizimin me sukses të festivalit,dhe në veçanti ,Kryetarin e Bashkisë Maliq,njëkohesisht  dhe President i Festivalit "ALBAMONO",Gëzim Topçiu,Bashkinë Maliq,Ministrinë e Kulturës ,Qëndra Multifunksionale Pogradec,Bashkia Pogradec,Qëndrën e Artit Korçë,Grand Hotel Palas Korçë ,Bar Restorant  "Shën Gjergji" Mitropolia Korçë.

 

Eventi përkujtimor i 79-vjetorit të krijimit të çetës partizane të "Malit të Thatë" Podgorie.Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

Me rastin e 79-vjetorit të formimit të çetës së fshatit Podgorie bashkia Maliq organizoi nje event përkujtimor .Morën pjesë nënkryetari i bashkisë Maliq z.Eridjon Rustemi ,veteranë dhe administratorë të njësive të ndryshme të kësaj bashkie .Eventi përmbante :këngë,fjalime përshëndetëse,kaba dhe recitime.

Aktivitet me rastin e ditës së 1 qershorit dhe hapjes së sezonit turistik.

Me rastin e hapjes së sezonit turistik dhe ditës së 1 qershorit,Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore Turizmit dhe Arte,me mbështetjen e Bashkisë Maliq organizoi një aktivitet artistiko- kulturor dhe argëtues ,para pallatit të kulturës Maliq.Pjesëmarrja ishte e lirë.Ky aktivitet ishte i pasuruar me këngë interpretuar nga këngëtarë (nxënës shkollash) dhe profesionistë.Valle nga grupe të ndryshme të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare Maliq e Libonik ,nën përkujdesjen e koreografit Maksim Sinollari.Ngjyrime të veçanta i dha këtij eventi orkestra,stafi dhe i gjithë grupi mbështetës i kësaj drejtorie.Në veçanti ishte dhe një grup piktorësh të vegjël të talentuar në përkujdesjen e piktorit Besnik Iliri.Gjithashtu pati lojra dhe argëtime të ndryshme në funksion të qëllimit të këtij aktiviteti.

Punime murale në bashkëpunim me stafin e landfillit të Maliqit.Me rastin e ''Ditës së Tokës dhe ''Mbrojtjes së mjedisit''.

 Viti 2021

HISTORIKU MBI ARTIN DHE KULTURËN

NË QYTETI E MALIQIT

NGA VITI 1950 DERI NE VITIN 1992

 

 

     

 

Qyteti I Maliqi është nga qytetet e rinj të krijuar mbas luftës Nacional Çlirimtare, si rezultat i ndërtimit të Kombinatit të Sheqerit dhe tharjers së kënetës së Maliqit.

      Bashkë me ardhjen e vullnetarëve, lindën dhe aktivitetet e para artistike, në fillim spontane dhe me vonë të  organizuara. Shfaqja e parë artistike, në Qershor të vitit 1951, është luajtur në banesat e punëtorëve (barrakat), ishte nje dramë ruse me një akt e quajtur “LIPOÇKA”, nga vullnetarë të tharjes së kënetës, të cilët me forcat e tyre, pa drejtues dhe regjisor por me iniciativen dhe dëshirën për të bërë art e arritën qëllimin. Në këtë shfaqe u aktivizuan Dhimitër Pema,Niko Dhimitri, Miçe Katundi, Llazi Çallaku, Marjanthi Papajani. Ky aktivitet në të ardhmen do të bëhej baza e aktiviteteve te medha artistike që do të luheshin në Pallatin e Kulturës (I quatur Kinoklub në atë kohë), i cili ishte në ndërtim.

      Në 31 Gusht 1952 u inagurua  Kinoklubi me emrin  “16 Tetori”, kohë kur fillon dhe organizimi institucional i aktiviteteve kulturore dhe artistike. Inagurimi u shoqërua me një  shfaqe të plotë artistike estrade, të titulluar, “E Kemi Fjalën Ne”. Ishte shfaqja e parë e realizuar me regji, rekuizitë dhe orkestër të plotë. Regjia nga Vani Trako, me pjesmarjen e aktorëvë Niko Dhimitri, Dhimitër Pema, Vilermini Ravoniku, Luiza Menka, Mihallaq Sheqerxhi Pandora Pema, Lazi Çallaku, Athina Kakajoti,me orkestrën e përbërë nga Jovan Menka, Ilo Duro, Nesti Petro, Niko Niço. Kjo shfaqe  hodhi bazën për vazhdimësinë e aktivitetetve të tjera  të larmishme atistike.

      Që nga viti 1952 deri në vitin 1992 në skenën e Kinoklubit  janë luajtur mbi 70 shfaqe te plota artistike të teatri dhe estradës.

       Disa nga shfaqet artistike në vite:

1953- “Vajza Bukuroshe” Teatër

1954- “Burokrati” Teatër

1955- “Pas Dy Vjetësh” Teatër

1956- Olimpiada e Estradave ( Çmim Kombëtar )

1959- “Në Burg” Teatër

1960- “Shenomëni dhe Mua” Teatër

1964- “ Shtepia Në Bulevard”(Çmimi I parë në takimin kombëtar në Shkodër) Teatër Regjisor Dh. Orgocka

1966- “Dy me Zero” Komedi Regjisor Dh. Orgocka

1968- Festivali I Estradave (Çmim kombëtar festivali Tiranë)

1969- “Rrugë të Pa Shkelura”(Çmimi I parë në takimin kombëtar në Durrës) Regjisor Dh. Orgocka

1970- “Fytyra e Dytë” Teatër Regjisor Dh. Orgocka

1971- “Këneta” (Kinoklubi laurohet me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë në takimin Kombëtar të Teatrove Durrës) Regjisor Dh. Orgocka

1972-“Përsëri në Këmbë” Dramë  Regjisor Dh. Orgocka

1973- “ Familja e Peshkatarit” Dramë Regjisor Dh. Orgocka

1974- “Fishku në Pajë” Dramë Regjisor Dh. Orgocka

1975- “Djemtë e Bato Gorës” Dramë Regjisor Dh.Orgocka

1976- “Zeko Shkoza” Dramë Regjisor Dh.Orgocka

1977- “Përmbytja ë Madhe” Dramë Regjisor Dh. Orgocka

1978- “Sinjali I Kuq” Dramë Regjisor Dh. Orgocka

1981- “Furrnalta” (Çmimi I dytë në takimin Kombëtar të tetrove Pogradec).

1989- “Maliqi 2020” Estradë Regjisor Dh. Orgocka (Çmimi I Dytë në Festivalin e Estradave të Klasës punëtore, Memaliaj)

1989- “Recitali I Këngëtarit Mihallaq Andrea” Regjisor Aleko Prodani

1990- “Recitali I Aktorit Pandi Raidhi” Regjisor Dhimitër Orgocka

      Aktivitete të tjera të teatrit, janë ato në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës së Oficerave, ndër të cilat:

1965- “Vdes dhe Nuk Tregoj” Regjisor Dh. Orgocka

1966- “Qielli I Kuq”                Regjisor Dh. Orgocka

1967- “I Pesti u Zu Rrob”        Regjisor Dh. Orgocka

1968- “Nata e Fundi e Shërbimit” Regjisor Dh. Orgocka

1969- “Shokët”                               Regjisor Dh. Orgocka

1970- “Sinjalet e Natës”                 Regjisor Dh. Orgocka

1971- “Fisheku në Pajë”                 Regjisor Dh. Orgocka

1972- “Njerëz nga Deti I Luftës”   Regjisor Dh. Orgocka (Çmim I Parë në takimin e teatrove të Ushtrisë Fier)

1973- “Mulliri I Kostë Bardhit”       Regjisor Dh. Orgocka

1981- “Gjurmët e Helmit” Regjisor dhe Autor Koço Qëndro

Starton ne Maliq - Festivali Nderkombetar i Monodrames ''Albamono'', me pjesmerrjen e aktoreve nga Lituania, Sllovakia, Gjermania, Greqia, Shqiperia etj ! Urime !

bottom of page