top of page

AUDITIMI I BRENDSHËM

Si rrjedhojë e  reformës territoriale në vend ,ndodhen ndryshime në numrin e Njësive Administrative,të cilat u zmadhuan në territor,popullsi,e burime më të mëdha materiale,monetare dhe  në shërbime që u ofrohet qytetarëve.

Kushtet e reja të krijuara dhe ndryshimet e mësiperme,diktuan domosdoshmerinë e ngritjes e të fuksionimit të Sektorit të Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë së Maliqit.Ngritja e Sektorit të Auditimit ka bërë të mundur rritjen  e frytshmërise së veprimtarisë menaxhuese,efektive dhe cilësore të Njësisë.

     Sektori i Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë Maliq u ngrit me VKB nr,3 datë,28.01.2016 me 3(tre) punonjës në organikë.

Sektori i Auditimit të Brendshëm, gjatë veprimtarisë së vet fuksionale ka si mision:

Të ofrojë në mënyrë të vazhdueshme pranë subjekteve të audituara këshillim për menaxhim më të mirë të të gjithë burimeve materiale,financiare njerëzore , me synimin për të përmirësuar veprimtarinë e Njësisë Publike, për plotësimin e detyrave të fillim vitit dhe rritjen e nivelit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sektori i Auditit te Brendshem nepermjet veprimtarise se vet  vjetore te disiplinuar dhe sistematike,ndihmon subjektet e audituara dhe Njësine Publike,për të arritur këto synime :

 

  • Të përcaktoje,evidentojë,e të japë rekomandimet e duhura për të përmirësuar të  gjitha gjetjet negative të konstatuara në subjektet e audituara,duke përmirëesuar vazhdimisht sistemet e kontrollit dhe sherbimet e njësisë,për arritjen e qëllimeve dhe të objektivave të tyre.

 

  • Të ndihmojë subjektet e audituara ,por dhe njësinë publike nëpermjet rekomandimeve që jep për të qënë më të përgjegjshëm ndaj komunitetit që i shërben,në vlerësimin dhe zbatimin e ligjit,VKM,rregulloreve për të siguruar në fund të fundit ,dobinë, frytshmerinë dhe kursimin e burimeve(ekonomine,eficencen etj.).

 

  • Të pengojë mundesitë e çdokujt për mashtrim,shpërdorim dhe abuzim.

 

  • Të ndihmojë punonjësit për të përmirësuar performancën e tyre të punës  dhe në respektimin e kontrolleve te vendosura.

 

  • Të jap siguri objektive për organet mbikqyrese/titullaret mbi saktesinë dhe besushmerinë e raporteve financiare dhe të raporteve të performancës,të përgatitura nga struktura e menaxhimit.

 

 

Sektori i Auditimit të Brendshëm,gjatë ushtrimit të fuksionit dhe realizimit të misonit të tij përfshin mes të tjerave dhe :

 

  1. Identifikimin dhe vlerësimin e nivelit të riskut,duke dhënë mendimet dhe kontributin e vet në përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të riskut,

  2. Vlerësimin e të gjitha kontrolleve që menaxhojnë riskun.

  3. Inkurajimin e kontrolleve efektive, efiçente dhe nxitje për përmirësim në vazhdim.

  4. Rekomandime për përmiresimin e kontrolleve që janë në ndihmë të përmiresimit të procesit të qeverisjes.

  5. Sektori i Auditimit të Brendshëm  ka kryer misione auditimi për vitin,2017,mbështetur në Planin vjetor, i cili i është bërë i njohur Ministrisë së Financave që në fillim të vitit ,si konform e ligjislacionit në fuqi.

 

Auditimi i Brendshëm  ka synuar që  me subjektet që kane qënë objekt auditimi, të respektohen  afatet  ligjore në përpunimin,plotësimin,diskutimin dhe paraqitjen e gjithë dokumentacionit (plani i punës,programi i auditimit,pr/raporti,raporti final,plani i veprimit,memorandumi etj.)

bottom of page