top of page

Bashkia Maliq në bashkëpunim me World Vision fillon nga puna për rehabilitimin e 3 tereneve sportive në shkollat : Zvezdë, Sheqeras dhe Vreshtas 

Do ndërtohen 3 terrene Sportive ne 2 Njësi Administrative në bashkëpunim me organizatën “World  Vision”.

Investimet do te kryhen ne shkollat:

-Shkolla 9 vjecare “Myfit Mero” , Vreshtas, fusha do te jetë  me 3 funksione, futboll, volejboll edhe basketboll;

- “Shkolla e Mesme e Bashkuar”, Sheqeras, fushë futbolli;

-“Shkolla 9 vjecare Zvezdë”, fusha do te jete me 3 funksione, futboll, volejboll edhe basketboll.

 Punimet kanë filluar tashmë  ne shkollën e Zvezdës,  ne ditët edhe  javët në vazhdim do të vazhdohet me dërgimin e materialeve në shkollat e tjera.

Afati I punimeve është menduar 14.04.2018 deri në 11.09.2018

bottom of page