Drejtor Kabineti:

 

Dhora Dajko Shkembi lindur më 25.03.1994 në Lavdar të Korçës.

Shkollën  9-vjeçare dhe të mesme i kreu në qytetin e  Maliqit.

Në vitin 2015 ka përfunduar ciklin e parë të studimeve, e ndërsa në vitin 2017 përfundoi ciklin e dytë, pranë Universitetit Fan.S.Noli Korçë, Fakulteti Ekonomik, dega Financë – Kontabilitet.

Që në moshën 14 vjeçare u angazhua në aktivitetet artistike që organizonte shkolla dhe Pallati i Kulturës “Dhimitër Orgocka”.

Në moshën 19 vjeçare ka punuar si Përgjegjëse Transmetimi dhe Marketingu në “abc” radio në qytetin e Korçës, si dhe moderatore lajmesh në Radio Televizioni Korça (RTK).

Në moshën 20 vjeçare angazhohet në politikë dhe merr drejtimin e Forumit Rinor Socialist për Bashkinë e Maliqit.

Në vitin 2015 merr pozicionin si Specialiste e Marrëdhënieve me Shtypin, më pas Specialiste Ekonomiste në Pronat Publike dhe në vitin 2019 emërohet  Drejtore Kabineti në Bashkinë Maliq.

NR TELEFONI

Policia                   129

Zjarrfikësja          128

Zyra e Informacionit 

ADRESA E BASHKISE

Bulevardi “Rinia” Maliq 
Tel.Fax:

+355 861 2 20 26

© Te gjitha te drejtat e rezervuara - Bashkia Maliq