top of page

Me rastin e Festave të 7 dhe 8 Marsit (Festa e Mësuesit dhe ajo e Gruas), Agjencia Kulturë Arsim Sport - Sektori i Kulturës Maliq, organizoi një aktivitet gjithëpërfshirës me rastin e këtyre festave. Në këtë Aktivitet Artistik, i cili u zhvillua në datën 7 Mars, brenda ambjenteve të brendshme të katit të 2-të të Restorant “Devolli” Maliq, ora 10:00, u angazhuan të gjithë punonjësit e Sektorit të Kulturës në bashkëpunim të ngushtë me shkollën 9-vjeçare “Agimi” Maliq.

 Aktiviteti që zgjati 1 orë e 15 min përbëhej nga një shumëllojshmëri numrash artistike si: valle të ndryshme, këngë solo dhe këngë korale , recitime me tematikën e festave etj.  

Bashkëpunimi i frytshëm i nënpunësve të kulturës me mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9 vjeçare, bëri që ky aktivitet të ishte me një nivel të lartë artistik. Pjesëmarrës gjatë zhvillimit artistik ishin nxënës të shkollës 9 vjeçare, stafi mësimor i kësaj shkolle, prindër dhe qytetarë, si edhe nënpunës të administratës të Bashkisë Maliq. Përgjatë tij mbajtën fjalë Përshëndetëse, nëndrejtoresha e shkollës znj. Gentiana Drabo dhe Nënkryetari i Bashkisë Maliq z.Vaskë Çinoku.

Ky aktivitet u mirëprit nga gjithë pjesëmarrësit dhe u arkivua në arkivin e Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka” Maliq.

FESTAT E 7 -8 MARSIT

bottom of page