

Biografia
Gëzim Ali Topçiu ka lindur më 3 Janar 1967.
Ka përfunduar shkollën e Mesme Maliq në vitin 1986.
Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor Korcë, në vitet 1986-1990.
Ka punuar si specialist bujqësie në Ndërmarrjen e Kullotave Korçë në sektorët Vreshtas, Pojan, Liqenas, Moglicë në periudhën 1990-1995.
Ka pasur biznes privat në periudhën 1995-2000.
Nga viti 2000 e në vazhdim Kryetar i Bashkisë Maliq.
Është i martuar me Znj.Filloreta Topçiu dhe ka dy fëmijë, Joriana dhe Raldo.
Karriera Politike:
· Anëtar i Partisë Socialiste që prej vitit 1995, e që prej atëhere është zgjedhur në pozicione të rëndësishme në strukturat e kësaj partie.
· Kryetar i Partisë Socialiste Bashkia Maliq
· Anëtar i Kryesisë të Partisë Socialiste të Rrethit Korçë
· Sekretar i Partisë Socialiste të Rrethit Korçë
· Anëtar i Asamblesë Kombëtare Partia Socialiste
·
Trajnime:
· Autonomia Vendore dhe Decentralizimi
· Menaxhimi Financiar
· Menaxhimi i Ujësjellës - Kanalizimeve
· Trajnime të ndryshme në kuadër të Pushtetit Lokal