top of page
Në kujtim të "Beslidhjes Gorare"
Të nderuar bashkëkrahinorë, si dhe ju miq dhe dashamirës të shoqatës atdhetarë kulturorë," Besëlidhja Gorare ", qarku korce.
Ju kujtojmë se pas dy ditëve shoqata jonë do të përkujtojë një nga datat më të hershme historike, që na kanë lënë të parët tanë, siç është ajo e 28 marsit të vitit 1906, ku burrat më në zë të asaj kohe, mblidhen në fshatin Strelcë duke i dhënë besën njëri -tjetrit, në prani të patriotit dhe anëtarit të Komitetit Qendror të fshehtë për " Lirinë e Shqipërisë ", mbajtur në nëntor të vitit 1905, në Manastir të Maqedonisë,
Në atë kohë ky qytet kishte mbi 95% e popullatës ishte shqiptare, ku sot fatkeqesisht nuk ka më tepër se 15% shqiptarë.Do të ishin këta atdhetare të cilët lenë menjanë dhe ndonjë grindje midis tyre, pasi patriotizmi i tyre, ata i shihnin mbi interesat e tyre personale, të gjithë se bashku ata i japin besën njeri-tjetrit, në prani të patriotit dhe atdhetarit, Themistokli Germenji, e pikërisht do të ishte 28 mars i vitit 1906, fill pas 6 muajve kur ishte mbledhur Komitetit Qëndror i Manastirit, ata formatojnë N/komitetin e fshehtë krahinor për, " Lirinë e Shqipërisë'. Edhe pse kjo datë e harruar për gati një shekulli, pas shume debatesh kostruktive, brenda gjirit të shoqatës Gora, u vendos që këta burra të nderoheshin të gjithë pa përjashtim me certefikatën," Nderi i krahinës ', pas vdekjes .
Por kjo datë do merrte përmasat e saj kulmore, si një nga datat më të hershme historike në krahinë, ku me propozim të shoqatës, atdhetare kulturore, " Besëlidhja Gorare ", ish Presidenti i Republikes Z.Bujar Nishani, e nderon kete date me dekoraten, " Urdhri i Kaloresit te Skenderbeut ", paçka se një pjesë nga ata trima ishin dekoruar nga regjimi komunist, ndërsa ata që sju nëneshtruan atij regjimi, u pushkatua.
Me këtë rast shoqata jonë, për të nderuar veprën e të parëve tanë, nesër nisemi për në Manastir, dhe më pas do të shkojmë në Lozhan të Gorës, ku do të vendosin kurora me lule pranë Obeliskut të ngritur enkas në nderim të atyre burrave që shkruan historinë, e sigurisht neve pasardhesit e tyre nduihemi shum krenare.
Fatkeqësisht ka dhe sot e kësaj dite që të molepsur nga ideologjia komuniste kanë frikë ta pranojnë se kjo është data me e lavdishme ku ata burra ditën të mbanin besën ndaj njëri-tjetrit, e megjithatë ata le të vazhdojnë të mbajnë fotografinë e diktatorit në mur dhe nuk duan të vleresojnë të parët e tyre, Ne mendojmë se historia bëhet me njerëz vizionare jo me llafazanë dhe me beniaminë të së kaluarës, në çdo kohë bëhet hsistori. Kush mohon të shkuarën e tij ai sben gjë tjetër se poshtron veten e tij. Shoqata atdhetare kulturore , Besëlidhja Gorare", vlerëson kontributin dhe sakrificat e të parëve tanë të çdo lloj kohe, ata luftuan për popullin e tyre paçka se politika bëri ngjyrimin e tyre.
Kujtim i pa haruar qoftë vepra e tyre patriotike.
29790320_1626447587438393_984482881284401066_n
29695222_1626447850771700_3935968177631030912_n
29684220_1626447597438392_4200719396345600046_n
29542179_1626447964105022_3073039860968835910_n
26229370_1626447970771688_7189180375662042207_n
29598057_1626447774105041_879889223704328627_n
29597239_1626447784105040_2388173122759753432_n
29572944_1626447594105059_2109194668924559714_n
29594786_1626447704105048_1098991861983120617_n
bottom of page