top of page

SEKTORI I PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT DHE STREHIMIT

Historiku i strehimit në Qytetin e Maliqit

 

Strehimi social është një ndër prioritetet e Bashkisë Maliq. Ndër vite janë evidentuar familje të pastreha , duke arritur të kemi të dhëna konkrete .

Që në vitin 1995, kemi regjistrimet e para të nxjerra nga ndërmarrja komunale dhe nga Komisioni i Privatizimit prane ish- Bashkisë Maliq.

Në vitin 2001 me vendim të  Këshilli të Bashkisë Nr.5 datë 03.10.2001, u miratua lista e parë me personat e pastrehë të qytetit të Maliqit.

Në 13.03.2004, u krijua Ligji Nr.9232, “Për programet sociale të strehimit te banorëve në zonat urbane” i ndryshuar”,  në bazë të këtij ligji në vitin 2008 , me vendim të Këshillit Bashkiak , u miratua rishikimi i  listës të pastrehëve dhe largimin nga kjo listë të disa familjeve .

Gjatë viteve nuk është bërë e mundur strehimi i personave te përzgjedhur , për arsye të ndryshme si : ( mungesa e fondeve, mungesa e trojeve të lira për ndërtim, mungesa e një strukture apo personeli përgjegjës për strehimin , etj)

 

Në ditët e sotme Bashkia Maliq ndodhet në kushtet kur është krijuar Zyra e Strehimit , me personelin përgjegjës që angazhohet me identifikimin  e nevojave për strehim dhe administrimin e proçesit të strehimit.

 

 

MISIONI

 Planifikimi dhe nxitja e zhvillimit te qendrueshem te territorit nepermjet perdorimit racional te tokes dhe burimeve natyrore . Zhvillimi dhe permiresimi i vazhdueshem i procedurave per te ofruar cilesi te larte dhe pergjigje te shpejte ndaj kerkesave per sherbime dhe informacione Brenda territorit administrativ te Bashkise Maliq . Hartimi i politikave mbi strehimin dhe mirembajtjen e banesave , ofrimi i nje sherbimi sa me cilesor per shtresen me ne nevoje te komunitetit  te Bashkise Maliq , me qellim lehtesimin e strehimit te tyre.

QELLIMI

Ofrimi i zgjidhjeve të gatshme, të arritshme, të përballueshme dhe cilësore për strehim për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë një shtëpi në treg të hapur dhe, në veçanti, për familjet me tregues të pozitave të pa favorizuara që çojnë në përjashtim nga strehimi.”

.

BAZA LIGJORE

Sektori i Strehimit në Bashkinë Maliq  funksionon mbi bazën   e LIGJIT  Nr.9232, datë 13.05.2004 “PËR PROGRAMET SOCIALE TË STERHIMIT”

I azhurnuar me : Ligjin Nr. 9719, datë 23.04.2007 Ligjin Nr. 54/2012, datë 10.05.2012

 V.K.M. Nr. 814, datë 03.12.2004 “Për normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit„;

VKM Nr. 23, datë 07.01.2005 “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e komitetit kombëtar të strehimit”;

V.K.M. Nr. 53, datë 28.01.2005 “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm, afateve dhe procedurave për të përfituar strehim nga programet e banesave sociale me qira„ – SHFUQIZUAR ME VKM Nr. 574, datë 29.8.2012;

V.K.M. Nr. 258, datë 28.04.2005 “Për kushtet, normat dhe standardet që duhet të plotësojnë banesat sociale me qira, të cilat blihen në treg„;

VKM Nr. 35, datë 24.01.2007 “Për procedurat dhe format e shitjes së truallit, të pajisur me infrastrukturë, për qëllime tregu”;

V.K.M. Nr. 97, datë 03.02.2008 “Për procedurat e privatizimit të banesave, objekt i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore", dhe i ligjit nr.9321, datë 25.11.2004 "për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore„;

V.K.M. Nr. 148, datë 13.02.2008 “Për përcaktimin e procedurave për blerjen e banesave, me kosto të ulët, në treg„;

V.K.M. Nr. 456, datë 16.4.2008 “Për procedurat e vlerësimit dhe të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit familjeve, që përfitojnë banesa me kosto të ulët”;

V.K.M. Nr. 574, datë 29.8.2012 “Për përcaktimin e dokumentacionit, që duhet të paraqesë familja për t'u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”;

UDHËZIM Nr.19, datë 13.09.2007 “Për përcaktimin e rregullave të përgjithshme të zbatimit të programit të banesave me kosto të ulët”;

UDHËUDHËZIZIM Nr. 6257, datë 02.09.2008 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”.

M Nr. 23, datë 30.12.2008 “Për përmbajtjen e bonusit të strehimit”.

UDHËZIM Nr. 6257, datë 02.09.2008 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”.

I ndryshuar me:

Udhëzimin nr.2348, datë 17.04.2009v 

Udhëzimin nr. 13, datë 15.06.2010v

 Udhëzimin nr.13/1, datë 08.09.2010v 

Udhëzimin nr. 6, datë 17.02.2011v

VENDIM

Nr. 232, datë 21.3.2017 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 1093, DATË 28.12.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE, TË KRITEREVE DHE PËRPARËSIVE PËR DHËNIEN E BONUSIT TË STREHIMIT”,

 

PROJEKTET SOCIALE TE STREHIMIT NE BASHKINE E MALIQIT

 

Sektori i Strehimit në Bashkinë e Maliqit    ofron zbatimin e projekteve sociale të strehimit si :

 

.  Banesa  me  kosto të ulët

 

.  Banesa me qera sociale

 

.  Bonus  strehimi  (nga fondet e Bashkisë  apo edhe të MMSR)

 

.  Truall të paisur me infrastrukturë

 Personat e pastrehë aplikojnë për strehim sipas projektit në zbatim dhe sipas kategorive me kriter të ardhurat  (pa të ardhura,  me të ardhura të ulta, me të ardhura të mesme)

Specialisti përkatës pret dhe orienton  aplikantët, në plotësimin e dosjes me formularin e vetdeklarimit, dokumentat nga Zyra e Rregjistrimit të pasurive dhe dokumentat e identitetit.   Kjo për fazën e parë të hapjes së dosjes dhe në vazhdim të dhënat financiare dhe kriteret specifike mbështetur edhe në varësi të projektit në vazhdim.

Për çdo vlerësim, në bashkëpunim edhe me punonjësit social   përgatitet materiali  për Komisionin e Strehimit i cili bën vlerësimin dhe renditjen e aplikantëve,  ja kalon Komisionit të Çështjeve Sociale të Këshillit Bashkiak dhe përgatit relacionin shpjegues dhe project-vendimin i cili i propozohet për miratim Këshillit Bashkiak.

Për bonusin e strehimit  merret kontrata e personit të pastrehë me qerradhënësin  dhe rimbursohet ky i fundit  nëpërmjet Drejtorisë së Financave dhe Degës së Thesarit, me numur llogarie të personit qerradhënës.

PERBERJA E SEKTORIT TE STREHIMIT

Sektori i Strehimit në Bashkinë Maliq  funksionon mbi bazën e ligjit Nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, ( I ndryshuar ) , i cili ka si objekt përcaktimin e rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, administrimit dhe të planifikimit të programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësinë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe për ndihmën e shtetit.

PERGJEGJES SEKTORI (Detyrat dhe pergjegjesite )

1 Eshte ne varesi te drejtorit te drejtorise, kontrollon dhe monitoron aktivitete te sektorit dhe siguron permbushjen e tyre sipas planit.

2 Korrigjon cdo shmangie te konsiderueshme qe mund te ekzistoje mes objektivave dhe rezultatit faktik.

3 Jep kontribut ne procesin e vendimarrjes te nivelit te mesem drejtues , sipas fushes se ekpertizes, nepermjet sigurimit te te dhenave te detajuara dhe analizave . Zgjidh probleme lidhur me aktivitete e perditshme qe ndikojne ne arritjen e rezultateve faktike te sektorit.

4 Ndan detyrat midis specialisteve te sektorit , ben vleresimin e tyre, sipas legjislacionit ne fuqi, dhe sebashku ndjekin korrespodencen zyrtare.

SPECIALIST STREHIMI ( Detyrat dhe pergjegjesite )

1 Pergjegjes per hartimin e programeve afatmesme dhe afatgjata te strehimit.

2 Sigurimi I zhvillimit dhe permiresimit te vazhdueshem te procedurave per te ofruar cilesi te larte te sherbimit ndaj qytetareve dhe zgjidhje te shpejte te kerkesave per sherbime apo informacione

3 Evidenton kerkesat per strehim

4 Harton dhe administron regjistrin e familjeve ne listat pritese.

5 Kontrollon procedurat e aplikimit, afatet, shuma e financimit dhe cdo rregull tjeter per restaurimin e ndertesave te demtuara apo financimin pjesor per ngritjen e nje ndertese te re , sipas percaktimeve me Vendim te Keshillit  te Bashkise , gjithashtu, harton politikat e administrimit te banesave sociale me qira.

FORMULAR KERKESE PER STREHIM!

bottom of page