top of page

Situata e përmbytjeve në Bashkinë Maliq aktualisht është nën kontroll !
 
Strukturat e bashkisë janë në teren për të ndjekur çdo situatë në vazhdimësi por kemi probleme të vogla në Gorë dhe Pirg për të cilat po punohet për stabilizim e tyre, e ndërsa lumi Devoll po arrin maksimumin.
Ura e vjetër mbi lumin Devoll ( ura në hyrje të qytetit Maliq) nuk përballon prurjet e jashtëzakonshme të ujit. Ka filluar rreth orës 22 kthimi i ujit mbrapsht, duke shkaktuar përmbytjen e fushës !
Situatë e vështirë në Kaskadën e Zëmblakut !
Lumi Devoll me prurje si asnjëherë !
Përmbytja e NS Elektrik të Zëmblakut drejt stabilizimit.

Lumi Devoll mbi kapacitetet normale ! Po mbajmë portat me regjim në varësi të prurjeve  për të eleminuar përmbytjen e fshatrave Pojan, Orman dhe Kreshpanj !
Lumi Devoll dëmton këmbët e urës në drejtimin kryqëzimi Zëmblak-Zvezdë -Liqenas !
Ka probleme edhe me rrugët Moglicë -Dushar dhe me një segment 20-30 m në Mesmal. Ka filluar puna për riparimin e rrugës Zerecit !

Në fotot e mëposhtme do të shihni të gjithë situatën e përshkruar më sipër...

bottom of page