top of page

Sektori i Rekreacionit dhe Turizmit 

Pak histori mbi vendet historike që mund të vizitohen…

Nga të dhënat e grumbulluara në këtë zonë, Maliqi cilësohet si pjesë shumë e rëndësishme arkeologjike, ndër të vetmet në Shqipëri, që i përket periudhës së paleolitit të hershëm.

 

Nga gërmimet arkeologjike në zonën ku sot ndodhet qyteza, në zonën e Vashtmisë.

 

 Po ashtu në Sovjan janë gjetur ndërtesat palafite (ndërtesa me drurë mbi ujë) si dhe shumë sende të rëndësishme me vlerë arkeologjike. Në këtë zonë janë gjetur “Macroremains të vona” bimë të kultivuara në periudhën neolitike.

 

Materiali i tyre përbëhet nga einkorn (Triticum monocoçum L.), Emmer (Triticum dicoçon Schrank), elb (Hordeum vulgare L.), thjerrëz (Lens culinaris Medik.) dhe grashinë e hidhur (Vicia Ervila (L.) Willd.).

 

Këto janë mbetjet e para të bimëve të kultivuara të përshkruara nga një vend arkeologjik në Shqipëri.

 

Qyteti ndodhet mes tre kodrave, ajo e Gradishtës, Kodra e Marjanit dhe Hija e Korbit, në një lartësi prej 820 m, duke e bërë atë një nga qytetet më të larta në vend.

 

Kodra e Marjanit si dhe ajo e Hijes së Korbit në lashtësi kanë qenë dy qytete të hershme në mbretërinë e parë Ilire.

bottom of page