HISTORIKU MBI ARTIN DHE KULTURËN
NË QYTETI E MALIQIT
NGA VITI 1950 DERI NE VITIN 1992
Qyteti I Maliqi është nga qytetet e rinj të krijuar mbas luftës Nacional Çlirimtare, si rezultat i ndërtimit të Kombinatit të Sheqerit dhe tharjers së kënetës së Maliqit.
Bashkë me ardhjen e vullnetarëve, lindën dhe aktivitetet e para artistike, në fillim spontane dhe me vonë të organizuara. Shfaqja e parë artistike, në Qershor të vitit 1951, është luajtur në banesat e punëtorëve (barrakat), ishte nje dramë ruse me një akt e quajtur “LIPOÇKA”, nga vullnetarë të tharjes së kënetës, të cilët me forcat e tyre, pa drejtues dhe regjisor por me iniciativen dhe dëshirën për të bërë art e arritën qëllimin. Në këtë shfaqe u aktivizuan Dhimitër Pema,Niko Dhimitri, Miçe Katundi, Llazi Çallaku, Marjanthi Papajani. Ky aktivitet në të ardhmen do të bëhej baza e aktiviteteve te medha artistike që do të luheshin në Pallatin e Kulturës (I quatur Kinoklub në atë kohë), i cili ishte në ndërtim.
Në 31 Gusht 1952 u inagurua Kinoklubi me emrin “16 Tetori”, kohë kur fillon dhe organizimi institucional i aktiviteteve kulturore dhe artistike. Inagurimi u shoqërua me një shfaqe të plotë artistike estrade, të titulluar, “E Kemi Fjalën Ne”. Ishte shfaqja e parë e realizuar me regji, rekuizitë dhe orkestër të plotë. Regjia nga Vani Trako, me pjesmarjen e aktorëvë Niko Dhimitri, Dhimitër Pema, Vilermini Ravoniku, Luiza Menka, Mihallaq Sheqerxhi Pandora Pema, Lazi Çallaku, Athina Kakajoti,me orkestrën e përbërë nga Jovan Menka, Ilo Duro, Nesti Petro, Niko Niço. Kjo shfaqe hodhi bazën për vazhdimësinë e aktivitetetve të tjera të larmishme atistike.
Që nga viti 1952 deri në vitin 1992 në skenën e Kinoklubit janë luajtur mbi 70 shfaqe te plota artistike të teatri dhe estradës.
Disa nga shfaqet artistike në vite:
1953- “Vajza Bukuroshe” Teatër
1954- “Burokrati” Teatër
1955- “Pas Dy Vjetësh” Teatër
1956- Olimpiada e Estradave ( Çmim Kombëtar )
1959- “Në Burg” Teatër
1960- “Shenomëni dhe Mua” Teatër
1964- “ Shtepia Në Bulevard”(Çmimi I parë në takimin kombëtar në Shkodër) Teatër Regjisor Dh. Orgocka
1966- “Dy me Zero” Komedi Regjisor Dh. Orgocka
1968- Festivali I Estradave (Çmim kombëtar festivali Tiranë)
1969- “Rrugë të Pa Shkelura”(Çmimi I parë në takimin kombëtar në Durrës) Regjisor Dh. Orgocka
1970- “Fytyra e Dytë” Teatër Regjisor Dh. Orgocka
1971- “Këneta” (Kinoklubi laurohet me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë në takimin Kombëtar të Teatrove Durrës) Regjisor Dh. Orgocka
1972-“Përsëri në Këmbë” Dramë Regjisor Dh. Orgocka
1973- “ Familja e Peshkatarit” Dramë Regjisor Dh. Orgocka
1974- “Fishku në Pajë” Dramë Regjisor Dh. Orgocka
1975- “Djemtë e Bato Gorës” Dramë Regjisor Dh.Orgocka
1976- “Zeko Shkoza” Dramë Regjisor Dh.Orgocka
1977- “Përmbytja ë Madhe” Dramë Regjisor Dh. Orgocka
1978- “Sinjali I Kuq” Dramë Regjisor Dh. Orgocka
1981- “Furrnalta” (Çmimi I dytë në takimin Kombëtar të tetrove Pogradec).
1989- “Maliqi 2020” Estradë Regjisor Dh. Orgocka (Çmimi I Dytë në Festivalin e Estradave të Klasës punëtore, Memaliaj)
1989- “Recitali I Këngëtarit Mihallaq Andrea” Regjisor Aleko Prodani
1990- “Recitali I Aktorit Pandi Raidhi” Regjisor Dhimitër Orgocka
Aktivitete të tjera të teatrit, janë ato në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës së Oficerave, ndër të cilat:
1965- “Vdes dhe Nuk Tregoj” Regjisor Dh. Orgocka
1966- “Qielli I Kuq” Regjisor Dh. Orgocka
1967- “I Pesti u Zu Rrob” Regjisor Dh. Orgocka
1968- “Nata e Fundi e Shërbimit” Regjisor Dh. Orgocka
1969- “Shokët” Regjisor Dh. Orgocka
1970- “Sinjalet e Natës” Regjisor Dh. Orgocka
1971- “Fisheku në Pajë” Regjisor Dh. Orgocka
1972- “Njerëz nga Deti I Luftës” Regjisor Dh. Orgocka (Çmim I Parë në takimin e teatrove të Ushtrisë Fier)
1973- “Mulliri I Kostë Bardhit” Regjisor Dh. Orgocka
1981- “Gjurmët e Helmit” Regjisor dhe Autor Koço Qëndro