*Regjistrim i lindjeve dhe mbajtja e Aktit të Lindjes Lista e dokumentave
1- Për lindjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
- Çertifikatë asistencë lindje, lëshuar nga mjeku pasi është dokumenti që vërteton lindjen e shtetasve .
2- Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Shqipërisë nga shtetas Shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku ka ndodhur lindja)
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
- Aktin e lindjes të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë
a) Legalizuar me vulë Apostile ,vulë nga konsullata ose ambasada shqiptare në shtetin e huaj.
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar në Shqipëri. Lindja regjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit.
Për çdo lindje që regjistrohet brenda 60 ditëve nga dita e lindjes për fëmijët e lindur brenda vendit dhe 90 ditë për fëmijët e lindur jashtë vendit përfitohet shpërblim 5000 lek.
*Regjistrimi dhe mbajtja e Aktit të Martesës Martesa regjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të nuses ose të dhëndrit.
Për lidhje martese duhet që bashkëshortet, si vajza dhe djali të kenë mbushur moshën 18 vjeç. Lista e dokumentave
1- Për martesat brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
- 10 ditë nga e nesërmja që bëhet shpallja e martesës mbahet Akti i Martesës , duke paraqitur certifikatë për lidhje martese .
2- Për martesat e mbajtura jashtë territorit të Shqipërisë nga shtetas Shqiptarë ose me shtetas të huaj ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku është mbajtur martesa)
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
- Aktin e martesës të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë
a) Legalizuar me vulë Apostile ,vulë nga konsullata ose ambasada shqiptare në shtetin e huaj.
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar në Shqipëri.
*Regjistrimi dhe mbajtja e Aktit të Vdekjes Vdekja mbahet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku ka vendbanimin i ndjeri. Afati i rregjistrimit të vdekjes është 10 ditë për vdekjet e ndodhura brenda shtetit, dhe 60 për ato jashtë vendit. Lista e dokumentave
1- Për vdekjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
- Skeda e vdekjes, lëshuar nga mjeku i familjes . 2- Për vdekje të ndodhura nga aksidente,vetvrasje,të tjera. -Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar
- Skeda e vdekjes, lëshuar nga eksperti mjeko – ligjor -Vertetim nga Prokuroria .
3- Për vdekjet e ndodhura jashtë territorit të Shqipërisë ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku ka ndodhur lindja)
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar .
- Aktin e Vdekjes të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë
a) Legalizuar me vulë Apostile ,vulë nga konsullata ose ambasada shqiptare në shtetin e huaj.
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar në Shqipëri
*Ndryshim vendbanimi( Leja Banimi) Lista e dokumentave
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar
- Kontrate qeraje ose çertifikate pronesie (e noterizuar) te baneses qe do jetoje familja. –Kerkese me shkrim
*Ndarjet dhe bashkimet familjare Lista e dokumentave
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar
- Fotokopjo e noterizuar e certifikates së pronesisë te baneses (bashkim familjar) - Tarifa e pagesës 1000 lekë.
*Zbatimi i Vendimeve të Gjykatës *Korrigjim gabim material për rastet: - plotësim mbiemri para martese -hedhur gabim emri,mbiemri,atësia,amësia,datëlindje , vendlindje. *Çertifikatë Familjare/Lindje/Martese/Vdekje për përdotim brenda vendit *Çertifikatë Familjare/Lindje/Martese/Vdekje për përdotim jashtë vendit *Çertifikatë për lidhje martese,
*Çertifikatë për shpërblim lindje. *Çertifikatë për sigurimet shoqërore (shpenzime varrimi,pensioni,pagesë kontributesh) *Çertifikatë lidhje martese *Pajisje me certifikatë nga arshiva e Gjendjes Civile për aktet e mbajtura në *Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile pas Vitit 2009 *Pajisje me certifikatë nga arshiva e Gjendjes Civile për aktet e mbajtura në *Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile para Vitit 2010
*Vërtetetim i njëjti person Lista e dokumentave
- Fotokopje dokumentit të identifikimit
- Çertifikatë personale ose familjare me shënimin përkates të korigjimit të emrit /mbiemrit / datëlindjes/ vendlindjes nga Zyra e Gjendes Civile ku është bërë korigjimi apo ndryshimi
Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile në të gjitha Njësitë Administrative (Maliq,Libonik,Pojan,Pirg,Vreshtas,Gorë) të Bashkisë Maliq.