top of page

Zhvillimi ekonomik

Një nga parimet bazë të shoqërive demokratike është ajo e funksionimit të tregut të lirë ku thelbi i këtij parimi bazë është që bisnesi do të qeveriset, do të funksionojë mbi bazën e ligjeve të kërkesë ofertës dhe jo nga kontrolli dhe planifikimi i centralizuar apo ndërhyrjeve qeveritare nëpërmjet krijimit të rregullave të caktuara favorizuese apo subvencionimit të bizneseve individuale apo një grupi të caktuar të tyre.

Një nga përgjegjësitë tona kryesore si qeverisje lokale është ajo e zhvillimit ekonomik.
Ngritja e infrastrukturës së nevojshme rregullatore dhe administrative, nxitja e zhvillimit të biznesit dhe iniciativës për investime, japin siguri për një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të standardeve të jetesës së qytetarëve. Krijimin e një klimë optimiste dhe inkurajuese për biznes në Bashkine Maliq, në bashkëpunim e partneritet me aktorët e biznesit, e konsiderojme shumë te rëndësishme për zhvillimin ekonomik të qytetit. Investime të fuqishme janë realizuar në qytetin tonë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, pastrimin e kanaleve vadites e kullues si asnjehere me pare ne keto 26 vjet demokraci. Nje nga investimet me te medha ne fushen e energjitikes po merr jete ne Bashkine Maliq ai I Hidrocentralit te Moglices, krahas shume hidrocentraleve te tjera qe tashme jane vene ne funksionim. Ky ansambel investimesh te perqendruara ne kete zone I jep nje prioritet dhe nje rendesi edhe turistike duke krijuar nje klime te pershtateshme per te berin biznes. Gjithashtu nje tjeter investim I madh I kryer ne Bashkine Maliq eshte dhe ngritja e Landfildit I cili do menaxhoje mbetjet e Prefektures Korce.

Një nga synimet tona kryesore janë edhe përmirësimi i klimës së biznesit, politikave dhe lehtësirave ndaj tij nëpërmjet: Thjeshtëzimit të procedurave dhe rregulloreve lidhur me biznesin. Rishikimi i formaliteteve, masave dhe shërbimeve lidhur me shërbimet ndaj tij, për të harmonizuar, strukturuar dhe thjeshtuar marrëdhëniet dhe ndërveprimin e bashkisë me biznesin.
Krahas gjërave të sipërcituara një komponente shumë e rëndësishme në mirëfunksionimin e bisnesit në një ekonomi të tregut të lirë është konkurrenca e ndershme e subjekteve ekonomike që operojnë në treg në raport me njeri tjetrin, konsumatorin etj. Politikat e konkurrencës duhet të përbëjnë thelbin e politikave të zhvillimit ekonomik, duke krijuar mundësinë e hyrjeve në treg të bizneseve të reja dhe realizimin e një konkurrence efektive midis lojtarëve.


Ne deshirojme dhe do vazhdojme te perpiqemi ne maksimum q eta kthejme Bashkine Maliq ne nje vend ku biznesi do te ndihet I sigurt dhe komod !!!

bottom of page