top of page

Sektori i Shërbimeve Sociale

  1. Përfitim ndihmë  ekonomike

Lista e dokumentave : 
- Çertifikata e gjëndjes familjare me shënimet përkatëse.
- Fotokopje të kartave të identitetit për personat mbi 18 vjeç.
- Vërtetim shkolle për ata që ndjekin arsimin e mesem apo të lartë.
- Vertetim shkolle për fëmijët që ndjekin arsimin 9-vjecar.
- Librezat e vaksinimit për fëmijët.
- Fotokopje e librezës së energjisë elektrike.
- Çertifikatën e pronësisë së tokës ose tapinë e tokës.
- Vërtetim page për personat e punësuar.
- Vërtetim page nga sigurimet shoqërore.
- Vërtetim I vuajtjes së dënimit për personat e ndaluar.
- Urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për personat që e përfitojnë atë me vendim gjykate.
- Statusin e noterizuar të jetimit lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
- Fotokopje të raportit mjeksor për personat me aftësi të kufizuar ose invalid pune.

 

Afati kohor i dhënies së shërbimit

 – Aplikimi realizohet nga data 1 deri në datën 10 të çdo muaji. Përgjigja për përfitim të ndihmës ekonomike merret brenda muajit 
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Maliq

 

  1. Përfitim  pagesë   për  para-tetraplegjik

 

Lista e dokumentave : 
1- Dokumentacioni për përfitimin e pagesës paraplegjikë, tetraplegjikë
* Fletë-drejtimi për KEMP
* Fletë-dalje spitali.
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje kartës së identitetit për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata persona nën16 vjec.
* Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike për status para/tetraplegjikë.
* Foto (për statusin e paraplegjik).
* Fotokopje e noterizuar e statusit.
2- Dokumentacioni për Kujdestarët:
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje e kartës së identitetit (nëse Kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
* Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
* Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
* Të verbërit që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si: çertifikate familjare, raportin e kujdestarit
Afati – Brenda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Maliq

 

  1. Përfitim pagesë  Verbërie

Lista e dokumentave : 
1- Lista e dokumentave për përfitim pagesë për verbërinë
* Fletë-drejtimi për KEMP.
* Fletë-dalje spitali.
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjec ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjec.
* Kërkese me shkrim për tu trajtuar me ndihmë ekonomike për status paraplegjikë dhe tetraplegjike.
* Foto (për statusin e verbërisë).
* 2 (dy) fotografi për përgatitjen e librezës së verberisë.
2- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje e kartës së identitetit (nqs Kujdestari është jashtë familjes,karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
* Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
* Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
* Kur personat e verbër rikomisionohen, ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrize përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.
* Personat e verbër që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë cdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si:
* çertifikatë familjare,
* raportin e kujdestarit, etj.
Afati – Brenda muajit.
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Maliq

 

  1. Përfitim pagesë  Invalid  Pune

Lista e dokumentave : 
1- Invalidët e punës që kanë statusin e përhershëm të invaliditetit duhen të paraqesin dokumentat si më poshtë (një herë në vit):
- Kërkesë me shkrim (për invalidet me afat të përhershëm) (çdo vit)
- Çertifikatë familjare (çdo vit)
- Fotokopje kartë identiteti (çdo vit)
- Vërtetimin e KEMPIT (fotokopje) ( paraqitja vetëm njëherë)
- Vërtetimin e SigurimeveShoqërore sipas kategorisë së semundjes original   (vetëm një herë)
2- Invalidet e punës që rikomisionohen çdo vit paraqesin:
- Kërkese me shkrim (për invalidet me afat të përhershëm) (çdo vit)
- Çertifikatë familjare (çdo vit)
- Fotokopje kartë identiteti (çdo vit)
- Vertetimin e KEMPIT (fotokopje) (një herë në vit)
- Vërtetimin e Sigurimeve Shoqërore sipas kategorisë së sëmundje (një herë në vit ).

-Librezen e antaresise ne shoqaten e invalideve
3- Invalidët e punës që rikomisionohen çdo 6 ( gjashtë) muaj paraqesin:
- Kërkese me shkrim (per invalidet me afat të përhershëm) ( çdo 6 muaj)
- Çertifikatë familjare ( çdo 6 muaj)
- Fotokopje kartë identiteti ( çdo 6 muaj)
- Vërtetimin e KEMPIT ( fotokopje) ( çdo 6 muaj)
- Vërtetimin e Sigurimeve Shoqerore sipas kategorisë së sëmundjes (çdo 6 muaj)

- Librezen e antaresise ne shoqaten e invalideve
Afati – Benda muajit 
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Maliq

 

  1. Përfitim për Pagesë  të  Aftesisë  të  Kufizuar  (PAK)

Lista e dokumentave : 
- Kërkesë me shkrim
- Fletë- drejtimi për KEMP.
- Fletë- dalje spitali.
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjeç.
- Deklaratë me shkrim që nuk ka qënë dhe nuk është i punësuar në sektorin shtetëror apo privat dhe është resident në Shqipëri (Për personat mbi 18 vjeç).
- Vërtetim nga Dega ushtarake për kryerjen ose jo të Shërbimit të detyruar Ushtarak (për meshkujt mbi 18 vjeç).
- Grafi,analiza laboratorike, sipas dignozave përkatëse.
- Vlërësim social-ekonomik nga Qëndra e Shëndetit Mendor.
1- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit (nëse Kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
- Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
- Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort t’i kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
2- Personat e paaftë që e kanë afatin e trajtimit jo të përvitshëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si :
- çertifikatë familjare, raportin e kujdestarit, etj.
- Kur personat e paaftë rikomisjonohen ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrizën përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.
Afati – Benda muajit. 
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Maliq

  1. Përfitim të  kompesimit të  energjisë  elektrike të  kategorisë  së  Para-Tetraplegjikë  ,të  Verbër dhe PAK 

Lista e dokumentave : 
- Fotokopje të Kartës së Identitetit 
-Çertifikatë Familjare 
- Fotokopje të Librezës së Para/Tetraplegjikëve (Verbërisë) lëshuar nga SHSSH (Shërbimi Social Shtetëror) ose fotokopje të Vendimit të KMCAP 
- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

-Vertetim papunesie per antaret madhore te familjes ku kryefamiljari trajtohet me PAK 

-Fatura e energjise elektrike  e cdo muaji e  vulosur nga OSHEE
Afati – 1 muaj 
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Maliq

 

  1. Perfitim I mbrojtjes se te miturve

bottom of page